Kids Kosova »
Kids Kosova - Fëmijët e Kosovës është një projekt i cili i kushtohet fëmijëve të Kosovës nga mosha 10-18 vjet.
Ne si qëllim kryesor kemi largimin e fëmijëve nga disa veti negative që kanë një shtrirje të madhe.
Në kaudër të projektit për momentin kemi 5 objektiva:
- Shkolla – emancipimi i fëmijëve në arsim
- Duhani – ndalja e pirjës së duhanit
- Bixhozi – largimi i mvarjes së fëmijëve nga lojrat kompjuterike dhe bastoret
- Natyra - kujdesi ndaj natyrës dhe vendeve publike
- Qendra rinore – hapjen e qendrave rinore dhe zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme
Projekti Kids Kosova së shpejti do të regjistrohet si organizatë jo-fitimprurëse.
Webfaqja zyrtare e projektit www.kids-ks.com

