Rinia21.com »
RINIA 21 është një organizatë jo-fitimprurëse (zyrtarisht do të regjistrohet së shpejti) e cili i dedikohet rinisë kosovare si përkrahje në zgjidhjen dhe parandalimin e problemeve të ndryshme. Në kuadër të organizatës ekzistojn 5 projekte: Shkolla, Duhani, Bixhozi, Natyra dhe Qendra Rinore. Të gjitha këto do të mundohemi ti zhvillojm në të njëjtën kohë në bashkëpunim me organizatat, institucionet, shkollat dhe vullnetar tjerë.
Qëllimi i këtyre projekteve është krijimi i një vetëdije më të lartë tek shoqëria kosovare rreth pasojave nga dukurit negative të cilat vetëm ekzistojn në shoqërinë e re kosovare duke pasur si qëllim përkrahjen në zbutjen apo zgjidhjen e tyre me aktivitetet të cilat mund ti shikoni më gjerësisht tek seksioni projektet.
Ne nuk i mohojm përpjektet e projekteve tjera nga organizata të ndryshme dhe gjithashtu nuk i mohojm sukseset e tyre por problemet të cilat i kemi parashtruar këtu, në disa pjesë të Kosovës kanë një shtrirje mjaft të madhe për të cilat nuk ka kujdes aq sa duhet dhe në anën tjetër edhe po të ekzistonin projekte të cilat i përkrahin të rinjët në këto aspekte atëherë vjen në shprehje konkurrenca e cila për ne do të ekzistonte vetëm si një formë e bashkëpunimit.


